SHOQATA BETANIA
Shoqata betania ,eshte nje veper bamirsie qe zhvillon veprimtarine e saj ne Shqiperi e merret veçanerisht me femijet jetim dhe qe rrjedhin nga familje me probleme .
Ndihmohen gjithashtu familjet me te varfra dhe nepermjet veprave sociale e adoptimeve me distance .
"Shoqata Betania " eshte nje dege e "ASSOCIAZIONE BETANIA" O.N.L.U.S.
Shoqata Betania vepron ne Itali qe prej me shume se dhjete vjetesh me qellim per te pritur dhe ndihmuar femijet qe jetojne ne kushte te veshtira dhe ata qe kane nevoje per ndihma ,emigrim apo kurim
SI LINDI
| Ne
vitin 1997 Italia u prek nga nje fluks i madh emigrantesh qe vinin nga
Shqiperia .
Kriza e gjendjes ekonomike ishte ajo fillestare qe i shtynte ,gjendja e shtetit qe donte te zhvillohej pas regjimit komunist qe kishte zghatur per pesedhjete vjet dhe u rrezua ne 1991. |
Qytetaret moren armet ,policia ishte e çorientuar ,te burgosurit fituan lirine , kriminaliteti i organizuar shfrytezoi momentin e anarkise per tu fuqizuar .
Shoqata Betania ne Itali priti shume qytetare Shqiptare te deshperuar qe arrinin pas nje udhetimi mundimshem te paguara me kursimet e tyre te paketa .Presidentja e shoqates u prek shume nga kjo tragjedi e mendoi se ishte e rendesishme te krijonte ne vendlindjen e tyre nje strukture qe garantonte te drejtat themelore te njeriut te mohuara ne vendin e shqiponjave ; shkaku i pare i largimit te deshperuar te ketyre personave .Presidentja dhe zv.presidentja me shume guxim u nisen te vetme me destinacion Shqiperine ,dhe ne menyre te pa besueshme brenda pak muajsh rruga u hap .
Me 21 Nentor 1998 pas nje pune trasparente dhe ne baze te rregullave ,krijohet personi juridik "SHOQATA BETANIA "
| U mor me qera nje ndertese ne afersi te Bubqit (FUSHE –KRUJE ) e pak kohe me vone ,fale punes se vullnetareve ,eshte gati per banim dhe per te pritur femije jetim e qe vijne nga familje me probleme .Ne 1999 u ndihmuan refugjatet kosovare . |
|
|
|
Shume gjera jane bere dhe shume jane per tu bere ,por shpresa dhe vullneti yne jane po aq te medhaja sa edhe nevoja per lumturine e ketyre femijeve dhe kesaj toke .