FSHATI BETANIA
Projekti "FSHATI BETANIA "-per momentin ne fazen e perpilimit konsiston ne marrjen e nje terreni dhe ndertimin e nje banese te destinuar per te pritur familje dhe nevojtare ne pergjithsi ,pa vendbanim dhe qe jetojne ne kushte te veshtira per qeniet njerezore .Ne kete menyre do te ishte e mundur te siguroheshin nevojat e tyre jetesore ,t’ju dhurohej atyre shprese ,te fitonin solidaritet me te tjeret .
AMBULATORI
Ne afersi te shtepise se pritjes do te ngrihet nje ambulator mjekesor i nevojshem per te permirsuar situaten tragjike te asistences mjeksore ne Shqiperi dhe veçanerisht ne zonen ku punojme .
Projekti eshte perpiluar dhe do te promovohet ne partnership me U.M.M.I (Unioni i Mjekeve Italiane )duke garantuar nje personel mjeksor dhe paisje mjekesore e sanitare per dy vjet .
Kushtet higjeno-sanitare ne vend jane te renda ,eshte e madhe perhapja e pathollogjive te thjeshta e te veshtira te pa kuruara dhe te pa diagnostikuar ne menyre korrekte ; jane te shpeshta martesat mes atyre me lidhje gjaku me pasoje semundjet e ritrasmetueshme .
Per momentin Shoqata Betania vepron ne ambientet spitalore ,duke blere ilaçe per ata qe s’kane mundesi ,duke konktatuar ndermarrje spitalore italiane te gatshme per te kuruar mundesisht falas paciente me semundje te pa kurueshme ne Shqiperi .
Ambulatori do te mund te kufizoje mungesat aktuale duke siguruar te drejten themelore çdo njeriu :te drejten e shendetit.
PROJEKTI SANT’ANTONIO
Projekti Sant’Antonio konsiston ne krijimin e mundesise per femijet Shqipetare te ndjekin ne Itali shkollen 8-vjeçare ,
te mesme dhe eventualisht universitetin apo kurse specializimin .
Qellimi eshte qe ti garantojne atyre formimin profesional kultural me te arrire se ai qe do te merrnin ne vendin e tyre ;
dhe kure te kene mbaruar studimet ,te kene bazat e nevojshme per te mund te hapur aktivitete te reja ne Shqiperi .
Edhe ne kete faze ata do te ndiqen dhe financohen nga shoqata .
Ky projekt parashikon nje qendrim ne Itali per te pakten tre vjet ;studentet ne Itali jetojne ne komunitet dhe ndjekin zakonisht istitute teknike dhe profesionale .
Ne kete menyre kerkohet te promovohet zhvillimi i Shqiperise duke synuar kryesisht brezin e ri, duke evituar perfshirjen e tyre nga kriminaliteti i organizuar dhe arratisjen e tyre ne vende te huaja qe do te percaktonte ne
Menyre te pashmangshme varferimin e tyre.